Politika e privatësisë

Farmacia jone disponon mjetet informatike për përpunimin e të dhënave të Klientëve potenciale dhe të blerjeve në rrugë elektronike, dhe në këtë kuadër kryen grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, në kuptimin e Ligjit 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Farmacia Jone është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Në lidhje me grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale, Farmacia Jone ka zbatuar të gjitha formalitetet paraprake të detyrueshme pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Qëllimi kryesor i përpunimit të të dhënave personale është sigurimi i dorëzimit të rregullt të porosive të kryera nëpërmjet faqes së internetit të Farmacisë Babamusta on line, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, komunikimi i informacioneve në lidhje me porositë e kryera dhe ofertat i Farmacisë Babamusta që mund t’i interesojnë Klientit dhe që mund t’i pergjigjen sa më mirë pritshmërive të tij. Farmacia jone merr pëlqimin paraprak të Klientit në lidhje me komunikimin e ofertave promocionale në numrin e telefonit personal të Klientit. Klienti ka tё drejtё nё çdo kohё dhe pa pagesë të refuzojë komunikimin e ofertave promocionale nga ana e Farmacisë sone.

Të dhënat personale ruhen nga Farmacia Babamusta për përdorimin e shërbimit dhe mund t’i komunikohen partnerëve tregtare të Farmacise Babamusta, vetëm me miratimin paraprak të Klientit. Farmacia Babamusta do të ruajë të dhënat personale të Klientëve që vizitojnë dhe kryejnë transaksione në faqen e internetit të farmacisë sonë për një periudhë dy vjeçare nga data e vizitës së fundit të Klientit në faqen e internetit të Farmacisë Babamusta përveç në rast mosmarrëveshjesh ndërmjet Klientit dhe Farmacisë Babamusta në lidhje me transaksionet e kryera, rast në të cilin kjo periudhë ruajtje mund të zgjatet.

Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё konfidencial.

Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij ёshtё nё rrezik, FARMACIA JONE duhet tё njoftohet menjёherё.

Në përputhje me kuadrin ligjor, Klienti ka të drejtën e aksesit, korrigjimit, fshirjes të të dhënave të tij personale ose kundërshtimit të përpunimit të tyre. Klienti mund të ushtrojë këto të drejta në çdo kohë duke iu drejtuar Farrmacisë Babamusta me shkrim në adresën: FARMACIA JURGEN BABAMUSTA., RRUGA ALEKSANDER GOGA, ND 119 H 4, 2003 DURRES ose me e-mail: jurgen.babamusta@gmail.com.