Rregullorja e anullimit të blerjes
10.A Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij, në rast mospërmbushje nga Farmacia Babamusta të afatit të dorëzimit të parashikuar në Pikën 8 më sipër, duke njoftuar me shkrim Shërbimin e Klientit të Farmacise sone në adresën: Farmacia Jurgen Babamusta, RRUGA ALEKSANDER GOGA, ND 119, H4 2003 DURRES ose me e-mail: jurgen.babamusta@gmail.com.
10.B Kërkesa për anulim do të merret parasysh nga Farmacia vetëm nëse përgatitja, dërgimi apo dorëzimi e produkteve të porositura nuk ka ndodhur ndërmjet datës së dërgimit dhe marrjes së kërkesës.
10.C Në rastet e mësipërme të anulimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 14 (katërmbëdhjetë) ditë nga marrja e kërkesës me shkrim nga Farmacia.