Konfirmimi i porosisë
6.A Pas kryerjes së porosisë, Farmacia Babamusta i konfirmon klientit marrjen e porosisë nëpërmjet caktimit të numrit të porosisë. Klienti do të marrë një email, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.
6.B Porosia e Klientit do të konsiderohet e pranuar vetëm pas konfirmimit të saj nga Farmacia Babamusta online.
Data e konfirmimit figuron në email-in që i dërgohet Klientit.
6.C Për porosi të veçanta, Farmacia ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë nga Klienti. Në këtë rast, Klienti njoftohet nëpërmjet një email-i për dokumentet që duhet të dërgojë për të marrë konfirmimin përfundimtar të porosisë së tij. Farmacia ruan të drejtën të anullojë një porosi në rast se Klienti nuk paraqet dokumentet ose informacionin e kërkuar, ose në rast se konsiderohet se këto dokumente nuk janë të përshtatshme.
6.Ç Porosia e Klientit mund të anullohet nga Farmacia për çdo arsye, veçanërisht në rast mungese të informacionit të detyrueshëm për dërgesën e porosisë. Farmacia informon Klientin përkatësisht.