Termat & Kushtet
1.A Këto kushte të përgjithshme për blerje në rrugë elektronike (“Kushtet e Përgjithshme”) rregullojnë të gjitha marrëdhëniet ndërmjet Farmacise Jurgen Babamusta, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me numër unik identifikimi (NIPT) K91803504H, me seli në adresën: Rruga ALEKSANDER GOGA, ND.119, H4 2003 DURRES, dhe klientëve që dëshirojnë të kryejnë porosi nëpërmjet faqes së internetit te saj qe eshte: www.farmaciababamusta.com
1.B Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.farmaciababamusta.com, ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme.
1.C Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Farmacise Babamusta online, nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti.
1.Ç Farmacia Babamusta rezervon të drejtën të ndryshojë dhe përditësojë Kushtet e Pergjithshme në çdo moment. Kushtet e Pergjithshme të ndryshuara/përditësuara do të publikohen në faqen e internetit të Farmacise tone. Këto ndryshime/përditësime nuk do të zbatohen për porosi të kryera para datës së publikimit.
1.D Farmacia nuk mban përgjegjësi për viruset kompjuterike që mund të ketë faqja e internetit. Klienti merr përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje në mënyrë elektronike.
1.DH Farmacia mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.
1.E Farmacia mund të përfundojë ofrimin e blerjeve në rrugë elektronike ose aksesin tuaj në faqen e saj, për shkak të shkeljes së këtyre Kushteve dhe Afateve nga ana juaj, ose për çfarëdo arsye.