Dorëzimi i produkteve
8.A Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 7 ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga Farmacia (brenda vendit), si dhe max 40 dite jashte shtetit. Dorëzimi i porosisë bëhet nëpërmjet Postës Shqiptare apo transportuesit të Farmacisë Babamusta.
Në të dyja rastet klienti do të firmosë për marrjen në dorezim të porosisë.
8.B Në çdo rast, ky afat jepet vetëm për referencë dhe në varësi të disponueshmërisë së produkteve në magazinën e Farmacise. Afati i dorëzimit mund të zgjatet në varësi të vendodhjes së Klientit por në çdo rast nuk do të jetë mё tepёr se 50 (pesedhjetë) ditё kalendarike, nga dita pasardhёse e konfirmimit tё porosisё.
8.C Në rast se parashikohet shtyrja e afatit të dorëzimit, Farmacia merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt të jetë e mundur dhe me çdo mjet komunikimi në mënyrë që ky i fundit të zgjedhë nëse do të mbajë porosinë apo do ta anullojë atë tërësisht apo pjesërisht.
8.Ç Farmacia Babamusta nuk është përgjegjës për pasojat e ngjarjeve që janë përtej kontrollit të tij të arsyeshëm, të tilla si ngjarje të forcës madhore ose që varen nga transportuesi, të cilat do të vononin ose ndalonin dorëzimin e produkteve të porositura.
8.D Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk mund të kenë si pasojë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij.
8.DH Dorëzimi i produkteve nuk përfshin montimin ose vënien në punë të produkteve.
8.E Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë.
8.Ë Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.
8.F KUJDES: Në rast dëmtimi të paketimit apo ambalazhit gjatë transportit, Klienti merr përsipër të refuzojë marrjen në dorëzim të produkteve të dëmtuara duke përcaktuar arsyen e refuzimit në aktin e marrjes në dorëzim.
8.G Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë. Nga ky moment, Klienti nuk mund të kërkojë asnjë kthim apo zëvendësim të produkteve të dorëzuara.
8.GJ Në rast të vërejtjeve në lidhje me dorëzimin e produkteve të dëmtuara ose jo në përputhje me cilësinë ose sasinë e porositur, Klienti merr përsipër të njoftojë Farmacine Babamusta me shkrim, duke specifikuar numrin e porosisë, në adresën: Farmacia Jurgen Babamusta, RRUGA ALEKSANDER GOGA, ND 119, H4 2003 DURRES ose me e-mail: jurgen.babamusta@gmail.com, Tel. +355 52237386.
8.H Farmacia do të ridërgojë porosinë e saktë brenda 7 (shtatë) ditëve nga marrja e njoftimit të mësipërm.
8.I Në rast se produkti që ju keni porositur nuk është më i disponueshëm, Farmacia do ju rimbursojë vlerën e blerjes brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve.