Kryerja e pagesës
7.A Çmimi i produkteve dhe kostot e dërgimit do të paguhen nga Klienti në momentin e kryerjes së porosisë në rrugë elektronike në faqen e internetit www.farmaciababamusta.com.
7.B Klienti mund të kryejë pagesën me:
- PayPal
- Pagesë në llogarinë bankare
- Paguaj me Lekë në dorë kur merr porosinë ( kjo pikë është e mundur vetëm brenda territorit të Shqipërisë).
7.C Në rast se Farmacia Babamusta gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit.
7.Ç Farmacia Babamusta përdor programe kompjuterike të miratuara nga Visa International dhe MasterCard Worldwide me standartet më të fundit të sigurisë (128-bit SSL Secure Socket Layer).
7.D Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës.
7.DH Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Farmacise Babamusta dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të Farmacise.