(OFERTË)
OSTEOCARE LIQUID ORIGINAL 500 mL - VITABIOTICS
Osteocare Liquid është formuluar duke pasur si bazë studimet më të fundit dhe ofron një burim të pasur Kalciumi dhe ko-faktorësh në formën e një lëngu me shije të këndshme. Formula gjithashtu ofron vitaminë D e cila ndihmon absorbimin normal te kalciumit nga trupi.
Osteocare përmban formën më të përshtatshme të Vitaminës 3 atë D3.
Vitamina D3, e njohur si cholecalciferol, është një formë e vitaminës D e prodhuar nga lëkura gjatë ekspozimit në diell. D3 preferohet nga format e tjera të Vitaminës D pasi është forma specifike që prodhon dhe vetë trupi i njeriut dhe kësisoj më efektive se D2 që gjendet në shumë suplemente të tjera.
Kalcium plus ko-faktorë
Osteocare Liquid kombinon me kujdes kalciumin me ko-faktorët duke përfshirë vitaminën D, zinkun dhe magnesiumin. Të gjitha ndihmojnë ne mbajtjen në normalitet të kockës.
Kalciumi është i rëndësishëm për të gjithë
Është shumë e rëndësishme që meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave të kujdesen që marin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Studimet tregojnë që praktikat e mira që në moshë të hershme si në sasinë e kalciumit ashtu dhe të elementeve gjurmë, kontribuojnë në zhvillimin, shëndetin dhe mineralizimin e kockave. Masa maksimale e kockave e arritur gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e kockave në vitet në vijim. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon që individët mbi 65 vjeç duhet të marin një dozë prej 10mcg vitaminë D në ditë.
Kalciumi është vital për femrat më në moshë
Të dy gjinitë humbin masë kockore me kalimin e viteve por pas menopausës femrat zakonisht humbin masë kockore shumë më shpejt se meshkujt.
Femrat pas menopausës kanë rrezik më të madh për të humbur masë kockore për 3 arsye kryesore :
- Përmbajtja minerale e kockave është më e vogël tek femrat se tek meshkujt
- Doza e kalciumit e marrë nga dieta zakonisht zvogëlohet me kalimin e moshës
- Shpejtësia e humbjes së dendësisë së kockave rritet me menopausën.
Keni vështirësi në gëlltitjen e tabletave?
Kjo formë e lëngshme është ideale për ato që kanë vështirësi në gëlltitjen e tabletave. Lehtësia në konsumim dhe shija e këndshme e bën këtë formë të përshtatshme për të gjithë moshat dhe veçanërisht për fëmijët.
Pa yndyrna apo nënprodukte të qumështit
Osteocare Liquid nuk përmban nënprodukte qumështi apo yndyrna.
Është ideal për ato që konsumojnë qumësht soje dhe dëshirojnë të shtojnë në dietën e tyre kalcium dhe magnesium. Osteocare Liquid është gjithashtu i përshtatshëm për vegjetarianët.
Doza ditore e rekomanduar
Sipas “Shoqërisë ndërkombëtare të osteoporozës” dozat ditore të kalciumit variojnë si më poshtë :
Mosha | Doza ditore e rekomanduar e kalciumit |
---|
1-3 vjeç | 350 mg |
4-6 vjeç | 450 mg |
7-10 | 550 mg |
11-18 vjeç djem / vajza | 1000 / 800 mg |
Mbi 18 vjeç | 700 mg |
Gratë shtatzëna | 700 mg |
Femrat që ushqejnë me gji | 700 + 550 mg |
Përdorimi
Të rriturit – Dy lugë çaji dy herë në ditë.
Fëmijët (3-12 vjeç) – Dy lugë çaji 1-2 herë në ditë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Mund të përdoret për sa kohë të jetë e nevojshme. Duhet te përdoret brënda 3 muajve pas hapjes.
- I përshtatshëm për vegjetarianë
- Shije e këndshme portokalli
- Pa laktozë
- Pa ngjyrues
Paketimi: Shishe 200 mL