NEBIAL 3% SPRAY NASALE 100 mL- BUONA
NEBIAL 3%, SPRAY NASAL
Solucion kripor hipertonik 3% në pH fiziologjik me acid hialuronik
Ka një veprim dekongjestionues në mukozën e hundës dhe ka efekt fluidizues në mukus. Ndihmon
drenimin e sekrecioneve, ndaj përdoret për mbajtjen pastër të kavitetit te hundës, në ftohje, në rinite
alergjike, në rinosinuzite, në sinuzite. Liron hundët e bllokuara duke përmirësuar frymëmarrjen. Prania e
acidit hialuronik e bën të përshtatshëm për t’u administruar tek fëmijët. Acidi hialuronik është një
substancë natyrale e prodhuar nga organizmi ynë, që ka funksion hidratimin e indeve. Ngjitja në
sipërfaqen e mukozës mban ujin në mënyrë fiziologjike në formën e një shtrese mbrojtëse që lehtëson
mukozën e irrituar.
Përmbajtja: solucion hipertonik 3% dhe acid hialuronik
Nuk ka konservantë.
Frekuenca e përdorimit:
Laktantët: 1 aplikim në naris(njeren vrimë të hundës) 1-2 herë në ditë.
Fëmijët: 1-3 aplikime në naris 2-3 herë në ditë.
Adultët: 2-4 aplikime në naris 3-4 herë në ditë.
Nuk përdoret:
Në rast të hipersensibilitetit ndaj njërit prej përbërësve .
Produkti duhet të përdoret vetëm mbi mukozën e padëmtuar me integritet anatomik.
Nën fëmijët nën 1 vjec, përdorimi duhet të jepet me rekomandimin e mjekut.
Mos e përdorni në fëmijët më pak se 3 muajsh.
Në rast të reaksioneve të padëshiruara ndaloni përdorimin dhe kontaktoni mjekun.
Efekte të padëshiruara:
Nuk janë vënë re dhe as nuk janë parashikuar efekte anësore të lidhura me produktin. Provat mbi
produktin nuk kanë evidentuar fenomene të hipersensibilitetit ose efekte të tjera anësore. Nebial 3%
janë të një sigurie të provuar dhe lejojnë përdorim të përsëritur.
Paketimi :
Bombulë spray 100 ml.
Bombula ( Bag-On-Valve-con applicatore) nuk dëmton shtesën e ozonit sepse përdor ajër si gaz
propellent.