NEBIAL 3 % 20 FLACONICINI - BUONA
NEBIAL 3%
Solucion kripor hipertonik 3% me pH fiziologjik me acid hialuronik.
Ka një veprim dekongjestionues në mukozën e hundës dhe ka efekt fluidizues në mukus. Ndihmon
drenimin e sekrecioneve, ndaj përdoret për mbajtjen pastër të kavitetit te hundës, në ftohje, në rinite
alergjike, në rinosinuzite, në sinuzite. Liron hundët e bllokuara duke përmirësuar frymëmarrjen. Prania e
acidit hialuronik e bën të përshtatshëm për t’u administruar tek fëmijët. Acidi hialuronik është një
substancë natyrale e prodhuar nga organizmi ynë, që ka funksion hidratimin e indeve. Ngjitja e tij mbi
sipërfaqen e mukozës mban ujin në mënyrë fiziologjike në formën e një shtrese mbrojtëse që lehtëson
mukozën e irrituar. Solucioni në brendësi mund të përdoret në terapi me aerosol.
Frekuenca e përdorimit:
Tek latantët: hidhni disa pika në vrimën e hundës së bllokuar, disa herë në ditë, zakonisht para se të
ushqeni fëmijën ose para ta vini për të fjetur.
Tek fëmijët: 1-3 shpëlarje për cdo vrimë hunde, 2-3 herë në ditë.
Tek adultët: 2-4 shpëlarje për cdo vrimë hunde, 2-3 herë në ditë.
Përmbajtja: solucion hipertonik 3% dhe acid hialuronik
Nuk ka konservantë.
Nuk përdoret:
Në rast të hipersensibilitetit ndaj njërit prej përbërësve .
Produkti duhet të përdoret vetëm mbi mukozën e padëmtuar me integritet anatomik.
Nën fëmijët nën 1 vjec, përdorimi duhet të jepet me rekomandimin e mjekut.
Në rast të reaksioneve të padëshiruara ndaloni përdorimin dhe kontaktoni mjekun.
Efekte të padëshiruara:
Nuk janë vënë re dhe as nuk janë parashikuar efekte anësore të lidhura me produktin. Provat mbi
produktin nuk kanë evidentuar fenomene të hipersensibilitetit ose efekte të tjera anesore. Nebial 3%
janë të një sigurie të provuar dhe lejojnë përdorim të përsëritur.
Paketimi:
Kuti me 20 flakonë; 1 flakon 5ml