Kodi i Produktit: 5060062997644
Pikë shpërblimi:
Disponueshmëria: Në Stock
TheraPearl® 3IN1 - LANSINOH®
Terapia e perlave Thera Pearl mund të përdoret si terapi e nxehtë dhe e ftohtë. Ngurtësimi i gjinjëve (pra mbledhja e qumështit në damare) është një nga problemet më të mëdha që nënat e reja hasin gjatë gjidhënies saqë shpeshherë dhe përdorimi i pompës bëhet tepër i sikletshem. Me thera pearl në këto raste mjafton ti mbështillni ato me copën që ato kanë, ti fusni në mikrovale për 15-20 sekonda dhe me pas ta vendosni ne gjirin tuaj. Ajo do ti zbusë ato, duke liruar damaret e qumështit kështu që pompimi do jetë me i lehtë, pa dhimbje pa dëmtime.▪️për ata të cilët nuk kanë mikrovale mjafton të valojnë ujin në një tenxhere, më pas fikeni atë, hidhni ujin në një enë dhe zhytini paketat e perlave në formë xheli për 8-10 minuta. Hiqini, fshijini, kontrollojini temperaturën dhe vendoseni ato.
Sa herë qe ju keni entje dhe dhimbje si pasojë e mbledhjes së qumështit të gjirit vendosini ato per 2-3 orë në frigorifer. Më pas i mbështillni me copën e tyre dhe i vendosni ato në gji për rreth 20 minuta.
• Të krijuara për tu përshtatur me gjirin 360gradë.
• Ato mund të përdoren pa ose me pompë gjiri për të rritur rrjedhën e qumështit të gjirit si dhe për të kursyer kohën e mbledhjes.
• Mund të nxehen në mikrovale sipas udhëzimeve si dhe të ftohen në frigorifer
• Dizajni tyre unik i bën që të jenë fleksibël dhe kur janë të ngrira
• Paketimi përfshin 2 pako me perla në formë xheli disa përdorimeshe dhe dy këllefet e tyre të butë që mund të lahen.
• Pa BPA, BPS dhe Latex.