RESTORAFLOR™ JUNIOR 2 in 1 X 12 BUSTINA - GUSTO LAMPONE

1,900 LEKË Ex Tax: 1,900 LEKË

Kodi i Produktit: 8033120250439

Brands

Pikë shpërblimi:

Disponueshmëria: Në Stock

RESTORAFLOR JUNIOR 2 in 1 X 12 BUSTINA - GUSTO LAMPONE

RestoraFlor™ Junior, një pluhur për tretësirë nga goja, është një suplement ushqyes që kombinon një përzierje të veçantë elektrolitësh me osmolaritet të përgjithshëm 226 mOsm/l me një sinbiotik (prebiotikë – frukto-oligosakaride dhe Lactobacillus rhamnosus GG ATCC n.53103 – një shtam probiotik i sigurtë dhe i studiuar klinikisht), në përputhje me udhëzuesit e WHO dhe ESPHGAN/ESPID. Tretësira e përftuar pas trejtes së pluhurit indikohet për rehidrim nga goja dhe/ose rivendosjen e balancës së florës intestinale, në gjendjet që shoqërohen me dehidratim të lehtë – moderuar dhe/ose çrregullimet e balance së florës intestinale bakteriale (diarre, të vjella ose djersitje të theksuar) nga shkaqe të ndryshme.


Përfitimet shëndetësore

Në rastet e diarresë dhe të vjellave trupi humbet lëngje, kripëra dhe lëndë ushqyese të rëndësishme, dhe gjithashtu mund të çrregullohet balanca natyrale e florës bakteriale intestinale. RestoraFlor™ Junior kombinon 2 veprime në një bustinë të vetme:

  • Sasi optimale të Lactobacillus rhamnosus GG (ATCC nr.53103):
    5 billion CFUs** – shtami probiotik më i sigurtë dhe i testuar klinikisht, për të ruajtur ekuilibrin e florës bakteriale intestinale.
  • Formulimin ORS në përputhje me udhëzuesit WHO – ESPGHAN/ESPID që përmban natrium, kloride, citrate dhe dekstrozë për të siguruar rehidratimin e duhur dhe rivendosjen e lëngjeve dhe mineraleve të humbura.

Paketimi inovativ i bustinave Twinactiv™, me dy dhoma të ndara, shmang kontaktin e drejtpëdrejtë të përbërësve aktivë dhe siguron stabilitetin e tyre në një formë unike. RestoraFlor™ Junior është e lehtë për t’u administruar: pluhuri me aromë frutash pylli tretet lehtësisht me 200 ml ujë në një gotë ose shishe ushqyese për fëmijë (biberon) dhe ka shije shumë të mirë.

Doza e rekomanduar

Për fëmijë mbi 1 vjeç. Përmbajtja e 1 (një) bustine hidhet në një gotë ose biberon me 200 ml ujë, tretet mirë dhe merret sipas rekomandimeve të mëposhtme:

  1. DEHIDRATIM I LEHTË – I MODERUAR

WHO rekomandon që gjatë 4 orëve të para (Faza e Rehidratimit):

Sasia (ml) e ORS = Pesha fëmijës (kg) x 75

ose në mungesë të njohurive mbi peshën e fëmijës, mund të ndiqet udhëzimi sipas Tabelës :

Mosha12 Muaj ≤ 2 Vjeç2 – 5 Vjeç
Pesha10 – < 12 Kg12 – 19 Kg
RestoraFlorTM Junior700 ml – 900 ml900 ml – 1400 ml
2.5 – 4.5 bustina4.5 – 7 bustina
Paketimi

Kuti x 12 bustina TwinactivTM.


Vlerat ushqyesePër 2 bustinaPër 1L%NRVs*
Natrium552 mg1379 mg
Kalium313 mg782 mg15,6
Klorure854 mg2136 mg106,8
Bikarbonat488 mg1220 mg
Dekstrozë5273 mg13.184 mg
Frukto-oligosakaride20 mg50 mg
Osmolariteti Total226 mOsm/litër
L. rhamnosus GG10 bn CFUs**25 bn CFUs**

*Nutrient Reference Values
**CFUs = Colony Forming Units. Përmbajtja në qeliza të gjalla i referohet produktit të ruajtur në kushte të duhura. 

Shkruaj një rishikim

Shënim: HTML nuk është përkthyer
    Bad           Mirë
Captcha