ÇAJ PER VESHKAT 100 g - ATC NATYRAL

180 LEKË Ex Tax: 180 LEKË

Kodi i Produktit: 5304000056728

Brands ATC NATYRAL

Pikë shpërblimi:

Disponueshmëria: Në Stock

ÇAJ PER VESHKAT 100 g - ATC NATYRAL

Përbërja: Mustaqe misri, rrënjë gjuhënuse, gjethe mështekne, fier guri, bisht kali, fletë gërdeci, dëllenjë e zezë, fletë hithre, lule bliri, gjethe majdanozi, lule shtogu, rrënjë grami, rradhiqe,bishta qershie.

Vetitë kuruese: Çaji në sajë të përbërjes së tij, shton ndjeshëm urinimin, dhe ka aftësi tretëse. Përdoret për gurët e veshkave me natyrë fosfatesh, uratesh e karbonatesh. Mustaqet e misrit rrisin 2-3 herë diurezën dhe këshillohen edhe kundër acarimit të fshikzës, urinimit me gjak, etj. Rrënjët e gjuhunueses rekomandohen kundër rërës që formohet në veshka dhe në rrugët urinare. Bishti I kalit në sajë të kripërave të kalciumit dhe të esencës me veprim antimikrobik përdoret si antiseptik  dhe diuretik në sëmundjet e veshkave dhe fshikzës urinare. Veprimi diuretik I çajit rritet nga prania e bishtave të qershisë dhe gjetheve të mështeknës. Fieri i gurit, gjithashtu, është një tretës i mirë tek gurët e veshkave. Fletë hithra, lëvorja fasules, dëllenja, ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të veshkave dhe rrugëve urinare. Gjethet e Gërrdecit veprojnë si një antiskeptik për rrugët urinare.

Përgatitja: Masa e dy lugëve gjelle hidhet në një enë ku shtohen dy gota me ujë të ftohtë. Përzihen dhe lihen në qetësi për gjithë natën (10-12 orë). Në mëngjes lëngu kullohet dhe ruhet në veçanti. Në mbetjen e bimeve shtohen tre gota me ujë dhe zihen për 5-10 min. Lihet të ftohet e mbuluar. Pas ftohjes çaji kullohet dhe përzihet me të parin. Do të kemi mbi tre porcione çaji, për tu konsumuar në mëngjes, drekë dhe darkë, për gjatë gjithë ditës.

Shkruaj një rishikim

Shënim: HTML nuk është përkthyer
    Bad           Mirë
Captcha