Kodi i Produktit: 5304000056988
Pikë shpërblimi:
Disponueshmëria: Në Stock
CAJ HIPNOTIK - PERZJERJE BIMORE KUNDER PAGJUMESISE 80 g - ATC NATYRAL
Përbërja: Lule bliri, kamomil, bar blete, lule basani, lëvore shelgu, lule sumbullbari, fletë mente, etj.
Vetitë kuruese: Bimët e kombinuara në këtë përzjerje bimore plotësojnë veprimet e njëra tjetrës dhe i japin në këtë mënyrë, çajit një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësi nervore, në lodhje nervore që shoqërohen në pagjumësi dhe dhembje koke. Lulja e sumbullbarit në sajë të esencës dhe lupolonit që ka qetëson sistemin nervor qëndror, lehtëson gjendjen e padëshirueshme gjatë tensionit nervor dhe sjell gjumin. Kamomili dhe fleta e mentes kanë veti spazmolitike dhe sedative mjaft të mira. Lulet e Blirit përmbajnë esencë dhe substanca të ndryshme që përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin. Lëvorja e shelgut ka veti qetësuese në pagjumësi si dhe bari bletës ka veti të lehta gjumësjellëse.
Përgatitja: Një lugë e gjysëm çaji me preparat hidhet në një enë me ujë (pak a shumë, masa për një filxhan çaji) ku lihet për 6-7 orë duke u përzjerë mundësisht 3-4 herë. Pasi arrihet koha dhe përzjerja si me lart, lëngu ngrohet lehte (pasi nëse e zjejmë do të largojmë dhe një pjesë të ekstrakteve bimore) dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë sipas dëshirës. Çaji llogaritet që të pihet një ose dy herë në ditë, në drekë dhe në mbrëmje, mundësisht përpara buke.
Curative properties: the herbs combined in this mixture complete each other`s action and give to this tea a complete effect against the neurosis , nervous insomnia,nervous fatigue accompanied with insomnia and headache. Great Hops due to its essences and lupolo calms the central nervous system,relax nervous tension and brings drowsy. The chamomile and spearmint are known for sedative and spasmolitic effects. Linden is consisted of essences and various substances which improve the nervous condition and make the sleep comfortable . Willow has relaxing effect on the sleep and Lemon balm brings somnolence.