Kodi i Produktit: 8029041161312
Pikë shpërblimi:
Disponueshmëria: Në Stock
DEFENCE HAIR PRO ANTICADUTA 200 mL - BIONIKE
Trajtim efikas kundër humbjes
së flokëve,duke ndikuar pozitivisht në vitalitetin e tyre. Ideal për flokë të brishtë dhe pajetë. Gjithashtu
është dhe një pastrues shumë i mirë i flokëve.Cilësia e lartë e këtij produkti
qëndron në përzierjen e ekuilibruar të substancave aktive të pastrimit, me
substancat që ndikojnë në rigjenerimin e flokëve..Nuk përmban alergjenë të aromave. Trajtim kundër
humbjes së flokëve për femrat dhe
meshkujt, flokët e të cilëve ndodhen në fazën telogjene dhe alopecia
androgjenike te meshkujt.
Përmbajtja:
-Përbërësit parësore: sulfopeptidinat, aminosakaridet, peptidet, aminoacidet, glukoza,
vitaminat e grupit B, që përmirësojnë metabolizmin e qelizave, ushqyejnë dhe forcojnë në këtë mënyrë
strukturën e flokëve.
-Përzierja e ekstrakteve të bimëve: një përzierje e ekstrakteve të
frutave (kivi, portokalli, rrushi, molla) te cilat përmbajne glikozide,
flavonoide, vitamina (A dhe C), minerale (kalium dhe Selenium) dhe acidet alfa-hidroksi
(AHA).
-Ekstrakti Baobab: substanca të ndryshme që zakonisht përdoren në mjekësinë popullore
afrikane për trajtimin e patologjive të ndryshme. Ekstrakti, në sajë të
përmbajtjes së aminoacideve, antioksidantëve dhe mineraleve ndihmon në
ribalancimin e lëkurës së kokës dhe përmirësimin e kapacitetit mbrojtës
fiziologjik ndaj stresit kimik, fizik dhe mjedisor që mund të dëmtojë flokët.
Përdorimi: Aplikojeni
në flokë të lagur dhe masazhojeni lëkurën e
kokës butësisht për disa minuta, duke nxitur në këtë mënyrë
mikroqarkullimin. Ndikim pozitiv në vitalizimin e flokëve.
Paketimi: 200
mL.