Kodi i Produktit: 5021265223855
Pikë shpërblimi:
Disponueshmëria: Në Stock
WELLBABY MULTI-VITAMIN LIQUID 150 mL - VITABIOTICS
SHURUP MULTIVITAMINIK
Ky shirup është ideal për bebe dhe fëmijë të vegjël nga 6 muajsh deri në 4 vjeç dhe ofron një sasi të balancuar të 14 vitaminave esenciale dhe mineraleve. Gjithashtu përmban malt nga alpet Zvicerane; me shije portokalli të cilën i vogli juaj do e pëlqejë.
Formula e shirupit multivitaminik Wellbaby përmban vitaminë A, C dhe D. Departamenti i Shëndetit i Mbretërisë së Bashkuar rekomandon që të gjithë fëmijëve nga 6 muaj deri në 5 vjeç tu jepet një suplement që përmban këto vitamina.†
Wellbaby Multi-vitamin Liquid kujdeset për sasinë e nutrientëve në momentet kur fëmija juaj ka një kërkesë të shtuar për to për të mbështetur rritjen e shpejtë të trupit dhe zhvillimin e shpejtë të muskujve, kockave, gjakut dhe trurit. Nutrientë kyç përfshijnë hekurin, i cili kontribuon në zhvillimin normal të funksioneve konjitive, dhe vitaminë D, që është e nevojshme për rritjen normale dhe zhvillimin e kockave tek fëmijët. Vitamina D gjithashtu kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Për komoditet dhe për të shmangur derdhjen ne rekomandojmë përzierjen e shirupit me qumështin apo lëngun e zakonshëm të fëmijës tuaj. (Shiko udhëzime mbi përdorimin për më tepër informacion)
†Vetëm nëse fëmija juaj nuk merr 500ml qumësht formulë në ditë, pasi qumështi formulë i ka këto vitamina të shtuara në të.
Përdorni lugën matëse (e përfshirë në paketim) për të llogaritur sasinë e lëngut dhe më pas përzijeni me qumështin apo ujin e fëmijës tuaj
Për fëmijë nga 3-4 vjeç mund të administrohet dhe drejtpërdrejtë me lugë.
Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Wellbaby shurup multiviaminik mund të jepet përpara ushqimit në mënyrë që e gjithë sasia e lëngut të merret nga fëmija dhe me ndihmën e ushqimit. Lani dhe thajeni lugën me kujdes pas përdorimit (mos e vendosni në sterilizator me avull apo në pjatalarës). Wellbaby është formuluar veçanërisht për bebe dhe fëmijë dhe nuk rekomandohet të përdoret nga të rriturit.
Ruajeni në frigorifer pas hapjes dhe përdoreni brënda 8-10 javëve.
TUNDENI MIRË PËRPARA PËRDORIMIT
Mbas hapjes mund të vihet re një errësim i shurupit multivitaminik Wellbaby. Kjo vjen për shkak të përmbajtjes të hekurit por nuk e dëmton aktivitetin e përbërësve të shurupit.