WELLKID OMEGA 3 CHEWABLE 4-12 VJEÇ 60 KAPSULA - VITABIOTICS

2,200 LEKË Ex Tax: 2,200 LEKË

Kodi i Produktit: 5021265243983

Brands VITABIOTICS

Pikë shpërblimi:

Disponueshmëria: Në Stock

WELLKID OMEGA 3 CHEWABLE 4-12 VJEÇ 60 KAPSULA - VITABIOTICS

Gjate 10 viteve te fundit, ndërgjegjësimi për rëndësinë e Omega-3 është rritur, dhe siguria që fëmija juaj merr mjaftueshëm Omega-3 është një hap përpara për ti dhënë fillimin më të mirë në jetë. Studimet kanë parë se konsumimi i peshkut, që është burimi kryesor i acideve yndyrore Omega-3, ngelet i ulët, me vetëm një porcion në javë.
Omega-3 mund të gjendet në peshqit e yndyrdshëm si sardelet, skumbria, trofta dhe toni. Megjithatë, siç mamatë e dinë, shumë fëmijë nuk e pëlqejnë shijen e peshkut kështu që mund të jetë e veshtirë që fëmija të marrë sasinë e Omega-3 që i nevojitet.

Fëmijet mund të jenë selektivë për sa i përket pëlqimeve të tyre prandaj është e rëndësishme ti jepni një suplement që është i shijshëm, pa shije peshku dhe që ato do ta marrin me kënaqësi. Wellkid Omega-3 i përtypshëm janë kapsula të buta të cilësisë së lartë që ofron vaj peshku Omega-3 pa sheqer të shtuar dhe me një shije natyrale portokalli qe fëmijët do ta dashurojnë.

Për fëmijët aktivë të moshës 4 deri 12 vjeç
Wellkid Omega-3 kapsulë e përtypshme është për fëmijë aktivë të moshës 4-12 vjeç, për të dhënë një burim ideal të Omega-3, përfshirë acide yndyrore esenciale EPA (Eicosapentaenoic acid) plus DHA (Docosahexaenoic acid). EPA dhe DHA klasifikohen si acide yndyrore esenciale pasi nuk prodhohen nga trupi dhe si rrjedhoje duhet të merren me dietë.

Me 10mcg Vitaminë D (për 2 kapsula), niveli i rekomanduar nga Departamenti i Shëndetit ne Mbretërinë e Bashkuar. Vitamina D është e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët. Ajo gjithashtu kontribuon në forcimin e sistemit imunitar.

Cilësia dhe pastërtia
Wellkid Omega-3 Chewable i nënshtrohet një proçesi special purifikimi, për të siguruar vajin me pastërtinë më të madhe. Çdo seri testohet, çertifikohet me rigorozitet dhe në perputhje me rregullat e BE dhe OBSH. Kjo do të thotë që ju duhet të jeni të sigurtë për standartet më të larta, pa kontaminime si merkur, dioksina dhe PCB.

-Pa ngjyrues artificialë
-Pa sheqer
-Pa konservantë ose laktozë
-Pa kripë ose maja
-Wellkid nuk është testuar në kafshë

Përdorimi: Fëmijët (4-12 vjeç) : Përtypni një ose dy kapsula në ditë. Preferohet të merret pas ushqimit. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Mos ja jepni fëmijëve nën 4 vjeç.

Këshillë për alergji: përmban sojë, vaj peshku dhe xhelatinë.

Shkruaj një rishikim

Shënim: HTML nuk është përkthyer
    Bad           Mirë
Captcha