Kodi i Produktit: 5304000056964
Pikë shpërblimi:
Disponueshmëria: Në Stock
ÇAJ BIMOR ANTI KOLESTEROL 95 g - ATC NATYRAL
Përbërja: Fletë betulle, lule murrizi, fletë hithri, fom mjeksor, rrënjë qumështore, bisht kali, trëndafil i kuq, vjeshtull, fletë qershigle, angjinar, fletë ulliri, etj.
Vetitë kuruese: Bimët përbërëse të këtij çaji kanë aftësi koleretike dhe kalagoge dmth që rrisin prodhimin e tëmthit dhe lehtësojnë rrjedhjen e tij, duke ulur kolesterolin në gjak. Fleta e betullës ul kolesterolin duke favorizuar rritjen e kolesterolit të mirë (HDL); ajo favorizon largimin e lëngjeve të tepërta dhe ndikon në veshka mbi shkëmbimin e sodë-potasit. Rrënja e qumështores (në sajë të acideve, kolinës, alkaloideve etj), ka veti rigjeneruese të gjakut, nxit prodhimin e tëmthit dhe ul kolesterolin. Kjo përzjerje e bën çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së sheqerit. Rrënja e gramit përmban triticinë që është e ngjashme me insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Përgatitja: Në masën e një filxhani me ujë, hidhet nje lugë (gjelle) me përzjerje që vihet të ziejë në flakë të ulët. Pas vlimit lihet të ftohet për 5-10 min. Kullohet e pihet i ngrohtë ose i vakët, i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Merren 2-3 doza të tilla në ditë për X kohë