Kodi i Produktit: 5304000206420
Pikë shpërblimi:
Disponueshmëria: Në Stock
ÇAJI PER KOLLEN (BEKIK) 100 g - ATC NATYRAL
Përbërja: Mëllagë të bardhe, lule bliri, rigon, lule netulle, thundërmushke, lulekuqe, etj.
Vetitë kuruese: Rrënjët dhe gjethet e mëllagës së bardhë mbajnë substanca mucilagjinoze (jargëzuese) të cilat zbusin dhe qetësojnë kollën. Thundërmushka në saj të esencës dhe të fitoncideve që ka, qetëson kollën dhe lehtëson nxjerrjen e gëlbazës. Lulet e netullës përmbajnë po ashtu lëndë jargëzuese flavonide, esencë, sheqerna e saponinë dhe këshillohen si një mjet zbutës dhe ekspektorant në kollën e zakonshme, në kollën e bardhë dhe në pezmantimet e bronkeve. Lulëkuqja ka veti qetësuese në tërë sistemin e frymëmarrjes, qetëson kollën dhe mënjanon ngacmimin e saj. Rigoni ndihmon nxjerrjen e gëlbazës si dhe mjekon rrugët e frymëmarrjes.
Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzjerja hidhet në një xhezve ku shtohet ujë i ftohtë (masa ujit afërsisht 200 ml) e me pas vihet të zjejë ngadalë deri sa valon. Hiqet nga zjarri, mbulohet dhe lihet në qetësi për 10 minuta. Kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshirës e mund të merren 2-3 çaj në ditë.
The roots and the flowers of Marshmallow contain mucilagenous substances that soften and calm the coughing. Colts foot because of its essence and the fitoncids calms the coughing and helps the excretion of the phlegm. Nettle Flowers contain mucilagenous substances like flavonides ,essences,sugars and saponine and are recommended as an expectorant and softener in pertussis,normal cough and bronchus inflammation.Opium Poppy holds calmative properties in the whole respiratory tract ,calms the coughing and restrains its stimulation.Oregano helps the excretion of the phlegm and cures the respiratory tracts.